Rreth Nesh

 

Restoranti eshte hapur para nje viti e gjysem dmth ne qershor te 2016 vendimi i takon bashkeshortit tim, Igli Vaqari, pasioni i zhytjes dhe gjuetia e peshkut me pushke deti ishin ato qe cuan ne konkretizimin e nje restoranti ne qender te Tiranes me produkte peshku.

Logoja jone eshte "Era det ne mes te Tiranes" per te treguar freskine qe kane produktet tona duke sjelle jodin ne Tirane.

 

 

Zgjedhja e vendit ka qene e menduar mire sepse restoranti eshte ndertuar tek shtepia e vjeter e Iglit, nje shtepi me tradita tiranase, ku ne oborrin e saj eshte vendosur restoranti. Vila 77 ofron per klientin tre lloje ambjentesh: Sallen e restorantit, barin dhe dhomat e larta te viles te cilat ofrojne sherbimin shume privatisht per nje dreke, darke pune midis miqsh por edhe per festa familjare te pajisura me aspirim, kondicionim, televizor, duke ofruar ambjent te ngrohte midis tradicionales dhe asaj modernes.

Arredimi, mikepritja, ambjenti jane realizuar te gjitha nga Igli duke ofruar nje guzhine te hapur, trasparente nga salla ne menyre qe cdo kush te shohe gatimin, nga larja deri tek servirja ne pjate.

Duke qene nje biznes i vogel familjar, ne e kurojme te dy ne menyra te ndryshme, une (Lori) ndjek marredhenien me furnitoret, punetoret, proceduart ligjore te shtetit, guzhinen, ndersa Igli merret me furnizimin e peshkut te fresket nga gadishulli i Karaburunit, detit Adriatik e atij Jon por te dy jemi dhe ne salle edhe ne guzhine shpeshhere ne menyre qe cdo pjate qe del te kontrollohet dhe te serviret ashtu sic duhet tek klienti.

Vendimi per te hapur Vila 77 ishte pasioni dhe deshira per detin per te krijuar nje restorant me produkte peshku, guacka, afrodiziake, iriqe deti , etj.

 

 

Pasioni i Igli Vaqarit per zhytjen nis qe ne vogeli , rritur nga nje nene vlonjate pjesen me te madhe te femijerise e kalonte ne Vlore buze detit, me pas zhtyja me maske (apnea) pa bombula oksigjni po vetem nje tub, koha ne anijet e te afermeve u rrit dhe coi ne nje zhtytes profesionist dhe njohes shume te mire te brigjeve detare .

 

 

Guzhinjeri dhe ndihmes guzhinjerja jane vlonjate, ata qe e njohin peshkun me mire se kushdo duke qene se jane rritur me te, kane eksperienca disavjecare ne restorante me emer ne qytetin e Vlores, pika jone e dobet jane guackat, iriqi i detit, pina, nje guacke e stergjatur por edhe peshku i fresket i pushkes dhe i rrjetave te peshkatareve te Vlores nderthurur me pastat e fresketa, sallatat e detit dhe shume prodhime te tjera qe lidhen me peshkun dhe frutat e detit .

 

Deshira e mire per te sjelle freskine e detit ne Tirane con edhe ne zgjerimin e saj me tej ne gjithe Tiranen duke sjelle sherbim catering per kedo qe kerkon ambjentet e shtepise por edhe per ata qe kohen e kane te limituar dhe nuk munden fizikisht te jene tek restoranti jone 

Restoranti hapet ne oren 12  ne mesdite dhe mbyllet ne 12 ne mesnate, duke ofruar dreken afer sobes me dru ne periudhen e dimrit, pasditen per nje supe te shpejte dhe darken e qete ne mbremje.

 

 

Rruga e Kavajës
Përballë xhamisë "Dine Hoxha"
Tiranë

SHIKO HARTEN > 

 

Orari

E Hënë 11:30 - 24:00
E Martë 11:30 - 24:00
E Mërkurë 11:30 - 24:00
E Enjte 11:30 - 24:00
E Premte 11:30 - 24:00
E Shtunë 12:00 - 24:00
E Djelë 12:00 - 24:00

 

Na Ndiqni

 

Newsletter

Rregjistrohuni për të marrë ofertat tona promocionale dhe të rejat më të fundit!